Milan – Inter do të jetë ndeshja në qendër të vëmendjes së mbarë botës. Derbi i Milanos vjen si rikuperim për pezullimin e Kampionatit prej ndarjes nga jeta e Davide Astorit. Do në nisë më orën 18:30 të mbrëmjes. Kjo ndeshje ka shitur të gjithë biletat në stadium por do të transmetohet live nga 44 operatorë televizivë në 181 vende të ndryshme të botës.

Parashikohet që para ekraneve të ulen rreth 728 milionë shikues për të ndjekur këtë sfidë. Numri më i madh i shikuesve do të jetë në Azi, pasi edhe drejtuesit e të dy klubeve kanë origjinë kineze. Presidenti i Milanit  Yonghong Li do ta ndjekë ndeshjen nga Hong Kong, ndërsa ai i Interit do të jetë në Nanchino, në Cina.

Përballja e fundit në kampionat përfundoi me fitoren 3-2 të zikaltërve në një ndeshje plot emocione. Por Milani mori hak në Kupën e Italisë duke fituar 1-0 në kohë shtesë. Kjo do të jetë e treta e vërteta. Milan është 8 pikë larg Interit, një fitore do ta çonte më pranë pjesëmarrjes në Champions League.

Tv Klan