“Milan Park” vjen për herë të parë në Tiranë, qendra argëtuese e cila i lejon fëmijëve të kalojnë kohën falas në stemën Milan do të jetë këtë fundjavë e hapur në sheshin “Nënë Tereza”.

Ky aktiviteti i organizuar nga Taçi Oil dhe klubi italian ka patur edhe një mik të veçantë, ikonën e futbollit Franco Barezi.

Franco Barezi: “Jam shumë i kënaqur pasi ndodhem në shumë vende të botës e në të gjithë Europën. E dimë që Milan ka shumë tifozë dhe i japim mundësinë të gjithë të rinjve të prekin botën Milan, të veshin ngjyrat kuq e zi.

Skuadra e njohur italiane pas ndeshjes miqësore me 12 dhe këtë park argëtimi do të jetë në Tiranë muajin e ardhshëm më Milan Junior Camp./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku