Kuqezinjtë janë gati që të bëjnë një ofertë për një nga dy lojtaret e Chelsea, Pulisic ose Ziyech

Milani do të hidhet në sulm për një nga dy futbollistët e Çelsit, Christian Pulisic ose Hakim Zijek, nëse ylli i ekipit Rafael Leao do të largohet.

Portugezi konsiderohet si një nga sulmuesit më premtues të Europës, duke ngjallur interesin e disa klubeve.

Në këtë sezon, 23-vjeçari ka dhënë kontributin e tij në nëntë gola në tetë takime, e gjithashtu e ka siguruar vendin e titullarit në kombëtaren portugeze, me Kupën e Botës Katar 2022 që po afron.

“Blutë” e Londrës tentuan që ta merrnin Leaon këtë verë, ndërsa ai ka tërhequr edhe vëmendjen e Mançester Sitit.

Klauzola e shitjes e lojtarit është 127 mln Paund.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, nëse rinovimi nuk arrihet, atëherë do të punohet për të sjellë në ekip një mes Pulisiçit dhe Zijekut.

Amerikani, që luan si mesfushor me tipare sulmuese, ka luajtur në total 73 takime që kur u bë pjesë e ekipit në 2019.

Ai dëshiron një skuadër ku të mund të luajë më shumë, nisur nga hapësirat e pakta që ka te Çelsi.

Ndërsa Zijek ka realizuar 49 gola dhe ka dhënë 81 asiste gjatë qëndrimit të tij 4 vjeçar te Ajaksi, që bindën drejteusit anglezë që ta mernrin në 2020.

Klan News