Dy sezone pasi shkaktoi një stuhi kur la Napolin për Juventusin, Gonzalo Higuain mund të ndërrojë sërish skuadër dhe ndoshta do të jetë sërish në syrin e ciklonit për këtë lëvizje të mundshme.

Mediat italiane raportojnë se në planet e Leonardos, që do të jetë drejtori i ri teknik i Milan, është edhe sulmuesi argjentinas. 30-vjeçari që me kombëtaren e tij u skualifikua nga botërori në fazën e të 16-ave, është përfolur për një kalim tek londinezët e Chelsea.

Deri tani raportohet se Milan ka përcaktuar shumën për të bërë një ofertë për argjentinasin. Kontratë 4 vjeçare me 4.5 milionë euro në sezon, por që janë shumë më pak se paga e tij aktuale, 7.5 milionë. Në Torino janë të qartë, Higuain nuk lëviz për më pak se 60 milionë euro.

Tv Klan