Seria A, Napoli mposht Romën, afrohet me zonën Champions


Milan është rikthyer tek fitorja në kampionat. Kuqezinjtë mposhtën mes shumë drithërimash 3-2 Fiorentinën në “Artemio Franchi” për të mbajtur në presion Interin kryesues, që këtë javë nuk zbriti në fushë për shkak se në radhët e tyre kishte të infektuar me Covid-19. Milan kaloi në avantazh që në minutën e 9-të me Ibrahimovic. Reagimi i vjolëve ishte i shpejtë, duke përmbysur gjithçka.

Pulgar barazoi fillimisht rezultatin me një gol spektakolar nga goditja e dënimit. Në pjesën e dytë, Riberi kaloi në avantazh Fiorentinën. Megjithatë, Milan u zgjua dhe shënoi dy herë, me Diaz dhe Çalhanoglu për rezultatin përfundimtar 3-2. Fitore që e konfirmon Milanin në vendin e dytë dhe e dërgon në 6 pikë distancën me Interin kryesues.

Triumf me aromë Europe mori Napoli, 2-0 në Olimpico ndaj Romës. Dries Mertens shënoi dopietë, për tu ngjitur në kuotën e 100 golave personal me fanellën e jugorëve. Ky 3-pikësh e ngjit Napolin në vendin e 5-të me 53 pikë, 2 pikë larg vendit të katërt që të dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Klan News