Milan fitoi 4 – 0 në fushën e Udinese duke rritur shpresën për një vend në kupat e Europës. Në sfidën e javës së 32-të të Serie A miqtë u shfaqën të rrezikshëm menjëherë, por goli i parë u shënua në minutën e 42’ me autor Leao.
Para pushimit mes dy pjesëve ishte Pavlovic, i cili realizoi sërish për Milan. Theo Hernandez dhe Reijnders me golat e tyre në 45 minutëshin e dytë bënë që skuadra e Conceiçao të bindte pas 3 ndeshjesh që nuk fitonte.
Lojtarët e Udinese edhe pse patën mundësi shënimi nuk arritën të festonin të paktën 1 gol, ndërsa kjo ishte humbja e katërt radhazi në kampionat, duke u larguar shumë nga objektivi kupat e Europës.
Tv Klan