Napoli fiton ndaj Romës, dedikim për Maradonën

Milan është pa diskutim skuadra e momentit në Seria A. Kuqezinjtë bindin dhe fitojnë, duke hedhur menjëherë kandidaturën për titullin. Pas 9 javësh, numërojnë 5 pikë më shumë se ndjekësit Inter dhe Sassuolo, aq sa në Milanello kanë nisur të ëndërrojnë vërtetë fitimin e Skudetos që mungon nga sezoni 2010-2011.

Një ritëm që i shtyn akoma dhe më shumë drejt rekordeve. Kjo skuadër ka grumbulluar më shumë pikë se çdo ekip tjetër në ndeshjet e para te sezonit që kur fitorja llogaritet 3 pikë.

23 ka në krye të renditjes. Kuqezinjtë përmirësojnë rekordin e vendosur nga ekipi i Ancelottit me 22 në sezonin e largët 2005-2006 dhe nuk kanë humbur në kampionat që nga 8 Marsi. Kanë barazuar gjithashtu një rekord tjetër, atë të 1972-73 me Cesare Maldini në stol, duke shënuar për 29 ndeshje radhazi.

Përveç kësaj, Milan shënon të paktën 2 gola për ndeshje, ndërsa nuk tregon aspak varësi nga prezenca ose jo në fushë e Ibrahimoviç. Në gjashtë ndeshjet e Serie A pa yllin suedez, Milani regjistroi 5 fitore dhe një barazim.

Panoramë tërësisht ndryshe te Napoli. Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso triumfoi 4-0 përballë Romës, por mbetet pas në renditje, vendi i 5 me 17 pikë. Fitore bindëse në një triumf homazh për legjendën, Diego Armando Maradona. Të gjithë golat ishin dedikim për argjentinasin, që në qytetin jugor shkroi historinë e ekipit të futbollit, por duke lënë gjurmë edhe jashtë fushës së blertë.

Tv Klan