Miqësore me Ferronikelin

Tifozë të shumtë kanë pritur para hotelit ku do të qëndrojë sonte skuadra e Milanit.

Në një konferencë për media, dy yjet e futbollit italian dhe të AC Milanit, Franco Baresi dhe Daniele Massaro, thanë se janë të befasuar me pritjen nga tifozët e tyre në Kosovë. Ndërsa premtuan se kundër Feronikelit do të luajnë me formacionin më të mirë.

Franco Baresi:Ndjehemi jashtëzakonisht mirë, jemi të befasuar me tifozët dhe jemi të lumtur që jemi këtu”.

Daniele Massaro: “E dimë se në çfarë ka kaluar ky vend dhe jemi të lumtur që jemi këtu. Të gjithë lojtarët besoj se do të jenë të gatshëm për ndeshjen”.

Më pas të dy yjet e futbollit italian qëndruan për rreth gjysmë ore në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë ku para tifozëve prezantuan kupën e Ligës së Kampionit.

Ndeshja Ferronikeli Ac Milan pritet të zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Tv Klan