Milan me ritëm të lartë në kampionat


Milan me ritëm të lartë në kampionat

23:50 19/07/2020

Pas pandemisë ka marrë 20 pikë në 8 ndeshje

Një tjetër fitore e Milan që konfirmon momentin e mirë të skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli. Kuqezinjtë mundën thellë 5-1 Bologna të shtunën në “San Siro”.

“Zhvilluam një ndeshje të nivelit të lartë, kundër një ekipi që krijon rrezik. Kemi krijuar besim”.

Milan ka gjetur ritmin me rikthimin e futbollit pas pandemisë. 20 pikë nga 24 në dispozicion dhe 25 gola në 8 ndeshje. Kjo ecuri i jep shpresë për një vend në Europa League, pasi nuk ka pësuar humbje, 6 fitore dhe 2 barazime në Serie A.

Një meritë e Stefano Pioli, i cili nuk u shpërqendrua edhe pse flitet që drejtimin e ekipit do ta marrë Ralf Rangnick, ish-trajneri i Leipzig. Kjo ka bërë që mediat të ngrenë hipotezën që Rangnick të jetë drejtor teknik dhe Pioli të vijojë punën si trajner.

Tv Klan




Të ngjashme