Huazon Kjaer, pritet zëvendësimi i portierit

Qarkullonte si lajm prej ditësh, por vetëm këtë të hënë Milan zyrtarizoi qendërmbrojtësin Simon Kjaer. Futbollisti danez i cili luante për Atalantan është marrë në formë huazimi.

Kartoni i tij i përket klubit spanjoll Sevilla. Futbollisti pritet të prezantohet ditën e enjte, por në fushë do të zbresë që në një ditë më parë, në Kupën e Italisë, ndaj SPAL, që do të luhet në “San Siro”.

Tek Milan pritet të mbërrijë edhe ish-portieri i Bournemouth, Begoviç. Edhe ky i fundit duket se do të ketë disa minuta në ndeshjen e kupës. Arsyeja e këtij vendimi të rëndësishëm është tek gjendja fizike jo fort e mirë e Donnarumma, i cili ka marrë një goditje në sfidën ndaj Cagliarit.

Madje Asmir Begoviç mund të luajë edhe ndaj Udineses në “San Siro”. Nga ana tjetër Milan heq dorë nga Jean-Clair Todibo, i cili ka mbërritur në Gjermani. Mbrojtësi në pronësi të Barcelonës po kryen vizitat mjekësore me Schalke 04. Milan kërkonte blerjen përfundimtare, por Barcelona kërkonte vetëm ta huazonte.

Tv Klan