Milani i ri ka shumë të panjohura, pro ndjesia është se shpirti i ri i “Djallit” do të jetë i kaltër. Pas një sezoni poshtë pritshmërive, te kuqezinjtë do të ndryshojnë shumë gjëra.
Lamtumira e Conciecao-s është tashmë e shkruar, por edhe sa i përket drejtuesve si edhe futbollistëve në fushë. Sipas Sportmediaset, trajneri portugez do t’i thotë lamtumirë “Djallit” vetëm gjashtë muaj në stolin e ekipit.
E tani Milani duhet që të vendosë se kujt duhet që t’ia besojë drejtimin ekipit. Janë disa emra në listë, por emëruesi i përbashkët është vetëm një, kombëtarja italiane. Trajneri i cili ka kapërcyer hierarkitë e preferencës kuqezi, është Vincenzo Italiano.
Së fundmi tekniku i Bolonjës i shkatoi një humbje të hidhur “Djallit; duke fituar Kupën e Italisë. Drejtuesit kuqezinj vlerësojnë lojën dhe menaxhimin e grupit të 47-vjeçarit.
Me Fiorentinën, ai kishte humbur tre finale, dy në Ligën e Konferencës dhe 1 në Kupën e Italisë. Por tashmë fatin e keq e ka lënë pas. Italiano ka një kontratë me Bolonjën deri më 30 qershor 2026, ndërsa në klub duan që të rinovojnë me të.
Pasi 12 muaj më parë nga ekipi u largua Tiago Mota, do të jetë e vështirë që kuqebluve t’u rrëmbehet një trajner fitues. Alternativa për stolin janë Max Allegri, që ka avantazhin se aktualisht nuk po drejton ekip.
Sa i përket lojtarëve, në verë do të përcaktohet e ardhmja e Maignan, Theo, Reijnders dhe Leao. Por “Djalli” po monitoron situatën, për të mos qenë i papërgatirur.
Emra që pëlqehen janë Lorenzo Pelegrini, Rikardo Orsolini, Lorenzo Luka dhe Federiko Kieza. I vetmi që e ka vendin e sigurt është Santiago Gimene. Jovic dhe Abraham mund të ndryshojnë ekip në verë.
Klan News