Inter fiton ndaj Romës, Napoli mundet nga Atalanta

Milan mori fitoren e dytë radhazi në Serie A duke u ngjitur i vetëm në krye të renditjes. Kuqezinjtë fituan 2-0 në “San Siro” ndaj Salernitanës së vendit të fundit dhe të dy golat u shënuan që në pjesën e parë. Ishte Kessie që zhbllokoi pas 5 minutash lojë ndërsa Saelemaekers dyfishoi në të 18.

Në vendin e dytë u ngjit Inter pas fitores së rëndësishme 3-0 në fushën e Romës. Calhanoglu hapi serinë e golave me një realizim direkt nga goditja e këndit. Rezultati u dyfishua nga Dzeko që nuk festoi për të respektuar ish-skuadrën dhe më pas Dumfries vulois fitoren e zikaltërve.

Ky rezultat shënon një rekord negativ për Joze mourinho që në ndeshjen e parë të karrierës pëson këtë rezultat që në pjesën e parë.

Napoli zbret në vendin e tretë pas humbjes 3-2 në fushën e tij nga Atalanta. Të parët shënuan miqtë me Malinovski, por vendasit përmbysën përkohësisht me Zielinski dhe Mertens. Demiral dhe Frueler i dhanë fitoren më pas Atalantës që konsolidon vendin e katërt me vetëm 4 pikë distancë nga kreu.

Tv Klan