Ashtu siç pritej ishte Cutrone që zgjidhi ngërçin në sfidën që mbylli javën e 26, Roma – Milan, që u fitua nga skuadra mike 2-0.

Pas një pjese të parë pa gola, me fillimin e së dytës 20-vjeçari finalizoi me klas një aksion të kuqezinjve. Në të ‘74 goli i dytë erdhi nga mbrojtësi Calabria, pas një asisti nga Kaliniç i futur si zëvendësues i Cutrone.

Milan barazohet me pikë me Sampdorian ndërsa Roma humbi mundësinë e marrjes së vendit të tretë.

Me herët sfida Juventus – Atalanta u shty për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në Torino. Në ndeshjet e tjera Lazio fitoi 3-0 me Sassuolo. Udinese humbi me Samdorian 2-1. Ndërsa Fiorentina fitoi 1-0 me Chievon.

Edhe pse fitoi 3-2 me Crotone, SPAL nuk doli nga zona e rënies nga kategoria.

Tv Klan