Milan fitoi 2-0 me Romën në “San Siro” duke shuar shpresat e Champions për skuadrën kryeqytetase.

Milan ishte zot shtëpie duke treguar epërsi në çdo aspekt të ndeshjes. Gjithsesi goli erdhi në minutën e 76’ kur portieri i Romës nuk mundi të ndalte finalizimin Rebic.

Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, Calhanglu siguroi suksesin 2-0 për kuqezinjtë, duke kthyer në gol një penallti.

Milan është jashtë zonës europiane ndërsa Roma duhet të luajë për Europa League.

Tv Klan