Humbje 2 -0 për kampionët e Kosovës

Miqësorja mes Feronikelit dhe Milan e luajtur të shtunën në Prishtinë pati nga 1 gol për secilën pjesë. Skuadra e njohur italiane arriti fitoren e parë në sfidat e përgatitores së verës. Milan triumfoi me rezultatin 2 – 0 falë golave të Suso dhe Borini, ndërsa lojtarët vendas goditën dhe shtyllën.

I pari ishte nga goditja e dënimit, ndërsa pas një aksioni në krahun e majtë ku pasimin e dha blerja më e re e Milan, portugezi Leao. Në ndeshjen e parë edhe trajneri i Feronikelit, Dejan Vukiçeviç.

Një miqësore luksi për kampionin e Kosovës, Feronikelin që këtë sezon debutoi në kupat e Europës. Përpjekjet e skuadrës nga Drenasi ishin të pamjaftueshme përballë një për ekipeve me më shumë trofe ndërkombëtarë në botë.

Pritshmëritë ishin për një stadium të mbushur plot, por çmimet e kripura të biletave që fillonin nga 35 Euro deri në 155 Euro bënë që në tribuna të kishte më pak tifozë. Para ndeshjes dy nga ish-lojtarët tashmë drejtues të klubit Baresi dhe Massaro u pritën nga tifozët në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku u treguan edhe një nga kupat e Champions League të fituara nga Milan.

Tv Klan