Statistikat në mbështetje të kuqezinjve

Milan e mbylli vitin kalendarik në krye të klasifikimit për herë të 18 në historinë e Serie A. Kuqezinjtë kanë 34 pikë, vetëm një më shumë se Interi ndjekës. Por skuadra e Piolit ka arsye të jetë krenare, e motivuar dhe me vetëbesim. Statistikat janë në favor të tyre.

Këtë sezon Milan ka nga 70 – 80% mundësi të shpallet kampion në fund të kampionatit. Herën e fundit që Milan e mbylli vitin kalendarik në krye arriti të bëjë të vetin trofeun.

Bëhet fjalë për sezonin 2010 – 2011. Kjo përforcohet edhe nga statistika tjetër se që prej sezonit 2004 – 2005, vetëm në dy raste skuadra që ka përfunduar në krye në muajin Dhjetor nuk ka fituar titullin kampion. Ka qenë Inter në 2016 dhe Napoli në 2018. Në të dy rastet ishte Juventus që u shpall kampione.

Serie A do të rinisë më 3 Janar, dhe Milan do të luajë kundër Beneventos. Më pas e presin sfida të vështira ndaj Juventusit, Torinos në kampionat dhe kupë. Me rikthimin e Ibrahimoviç, këto ndeshje shpresohet të kalohen me sukses.

Tv Klan