Milan mundet nga Roma

Milan mundet nga Roma

22:30 27/10/2019

Napoli barazon në fushën e Spal

Milan i Pioli u largua i mundur nga Roma. Skuadra kryeqytetase fitoi takimin e së dielës në Olimpico me rezultatin 2-1. Vendasit shënuan të parët me Dzeko në fundin e pjesës së parë. Pas pushimit ishin lojtarët e Milan që festuan golin e Hernadez, por gëzimi zgjati pak, sepse Zaniolo i dha sërish avantazhin Roma që e ruajti deri në fund.

Spal befasoi Napoli duke e ndalur në barazim 1-1. Në sfidën e luajtur në Ferrara një rol të rëndësishëm për vendasit luajti edhe Berisha me pritjet e tij.

Fitore e thellë për Atalanta 7-1 ndaj Udinese, që luajti në pjesën dërrmuese të kohës me 10 lojtarë për shkak të një kartoni të kuq. Në fushë për bergamaskët ishte edhe Gjimshiti. Atalanta po ecën mirë në kampionat ku synon sërish një vend në zonën Champions.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi