Milan ndalet nga Roma



Milan ndalet nga Roma

23:49 26/10/2020

Kumbulla i jep barazimin ekipit të tij

Milani la pikët e para në këtë sezon të Serie A. Sfida me Romën e luajtur të hënën në San Siro përfundoi në barazim 3-3. Pavarësisht 2 golave të Ibrahimoviç festën e Milanit e prishi Kumbulla.

Mbrojtësi shqiptar realizoi golin që vendosi rezultatin e përballjes. Pavarësisht këtij barazimi Milani ruan kreun e renditjes me 13 pikëve pas 5 javësh kampionat.

Tv Klan




Të ngjashme