Juventus mundet në Napoli

Milan bie në fushën e Spezia. Ekipi që kryeson kampionatin në Itali u mund 2-0 nga skuadra që lufton për mbijetesë. Spezia ku aktivizohet edhe shqiptari Ismajli ndali Milan për herë të tretë këtë sezon. Një mbrëmje për t’u harruar për ekipin e Pioli që pësuan 2 herë në pjesën e dytë. Në të 56’ realizoi Maggiore, ndërsa në të 67’ Bastoni siguroi suksesin. Inter tani ka mundësinë të ngjitet i vetëm në krye të renditjes nëse fiton të dielën me Lazio.

Napoli fitoi me rezultatin 1-0 me Juventus në sfidën e javës së 22 të Serie A. Goli u realizua nga Insingne me penallti në pjesën e parë. Kapiteni i napolitanëve mbërriti kështu në kuotën e 100 golave me këtë fanellë. Kjo është humbja e tretë e Juventus në këtë kampionat.

Tv Klan