Milani la sërish pikë në kampionat, por kësaj here shmangu humbjen. Ekipi i Gatuzos barazoi 1-1 me Udinezen të martën në San Siro.

Ky rezultat i javës së 30 vendos në rrezik vendin e katërt në renditje. Milani edhe pse shënoi në fundin e pjesës së parë, nuk arriti ta ruante në të dytën.

Udineze u largua me 1 pikë nga kjo transfertë falë golit të realizuar me kundërsulm. Juventusi vijon me fitoret, duke hedhur një tjetër hap drejt titullit. Suksesi 2-0 në fushën e Kaljarit u arrit pavarësisht mungesave.

Tv Klan