Milan vijon rrëshkitjen në tabelën e klasifikimit të Seria A. ‘Dehja’ nga kryesimi për shumë javë në kampionat dhe shpallja kampion dimri ka goditur fort kuqezinjtë, të cilët tashmë rrezikojnë të sigurojnë një biletë për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Humbja 3-0 ndaj Lazios në “Olimpico” e ka zbritur Milanin në vendin e 5-të, në zonën që të dërgon në Europa League.

Sa i përket sfidës, Joaquin Correa ishte autori i një dopiete përballë Milanit. Ai që vulosi fatet përfundimtare në 3-0 ishte goli i Immobile, i cili shënoi golin e tretë dhe të ‘knock out’ për kuqezinjtë. Me këtë fitore, Lazio shkon në kuotën e 61 pikëve, 5 pikë larg zonës Champions me një ndeshje më pak.

Napoli u ngjit në vendin e tretë me 66 pikë, pas fitores 2-0 ndaj Torinos. Bakajoko shënoi pas 11 minutash lojë, për të kaluar në avantazh Napolin.

Pak minuta më pas, Osimhen dyfishoi rezultatin, çka mbeti në fuqi deri në fund të sfidës. Ky trepikësh e fut Napolin në valle për një vend në Champions League, ndërsa Torino rrezikon rënien një kategori më poshtë.

Klan News