Kuqezinjtë mposhtin Veronën, rihapet gara për kreun

Milan nuk heq dorë nga gara për titull në Seria A. Kuqezinjtë lanë pas krahëve atë barazim ndaj Udineze në javën e shkuar, teksa këtë herë, mposhtën 2-0 Veronën.

Me mungesën e Ibrahimovic, Çalhanoglu dhe Mandzukiç, golat erdhën nga prapavija. Kruniç kaloi në avantazh Milanin. Boshnjaku shndërroi në gol një goditje dënimi, duke i mrekulluar të gjithë.

Realizim spektakolar dhe te goli i dytë, këtë herë me autor Dalot. Mbrojtësi krijoi hapësirë në zemër të mbrojtjes mike për të gjetur këndin e lartë të portës kundërshtare.

Fitore që vjen vetëm pak orë pas asaj të Juventusit, që nga ana e saj mposhti Lazion në shtëpi me shifrat 3-1.

Triumfi i Milanit e bën tepër interesante garën për titull në Seria A pasi kur kanë mbetur edhe 13 javë nga fundi, Inter numëron 3 pikë më shumë se Milani dhe 7 nga Juventusi i tretë.

Klan News