Milan pësoi humbjen e dytë radhazi në Serinë A, kësaj radhe nga Sassuolo që fitoi 3-1 në San Siro. Kuqezinjtë ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 21’.

Barazimi erdhi tre minuta më vonë nga Scamacca. Në minutën e 33’, skuadra mike përmbysi falë një autogoli të Kjaer.

Goli që vendosi rezultatin përfundimtar ishte në minutën e 66’ nga Berardi. Milan mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Romagnoli.

Tv Klan