Disa skuadra në garë për futbollistin spanjoll

Milan po përpiqet të nënshkruajë me futbollistin spanjoll,  Lucas Vazquez dhe tashmë thuhet se klubi italian ka nisur bisedimet për të nënshkruar me Vazquez, si lojtar i lirë.

Por  gjithashtu në garë janë edhe  Bayern Munich, Inter dhe Manchester United, të cilët gjithashtu kërkojnë të transferojnë anësorin e Real Madridit.

Sipas Calciomercato, drejtori teknik i Rossonerëve, Paolo Maldini tashmë ka kontaktuar agjentin e lojtarit, megjithëse përparësia e tij mbetet të qëndrojë te Los Blancos.

Megjithatë lojtari 30-vjeçar duket se nuk ka arritur ende një marrëveshje me Real Madrid, për të rinovuar kontratën dhe klubet e interesuara duan të provojnë transferimin e tij.

Raportohet se agjenti i Vazquez ka kërkuar një marrëveshje të re katërvjeçare me 5 milionë euro në vit, por as Real Madrid dhe as Milani nuk janë të gatshëm për të ofruar aq shumë për momentin.

Ndërkohë Vazquez mund të bashkohet me ish-shokun e tij të skuadrës Theo Hernandez nëse do të transferohej të Milan, pasi  francezi u bashkua me Rossonerët nga Real Madrid në verën e 2019.

Klan News