Stadiumi “Reggio Emilia” do pushtohet nga ngjyrat kuqezi, shiten biletat për 20 minuta

Milan kërkon ta kthejë në festë duelin ndaj Sasuolës. Kuqezinjtë luajnë të gjithë sezonin në “Reggio Emilia” dhe këtë e dinë fare mirë edhe tifozët. Për këtë fakt, 21 mijë biletat në dispozicion për tifozët janë shitur për një kohë rekord. Sipas mediave italiane, iu është dashur vetëm 20 minuta për të siguruar pjesëmarrjen në festën e mundshme të titullit të Seria A.

90 mijë qytetarë kërkuan të blinin një biletë për duelin që parashikohet të shpallë kampionë të Italisë Milanin. Interesi i lartë bëri që çmimet e biletave të arrinin deri në 1 mijë Euro në tregun e zi. Prezenca në stadiumin “Reggio Emilia” të dielën është një privilegj për disa tifozë me fat, teksa për ata që mbeten pa bileta i mbetet të festojnë në sheshet kryesore të Italisë.

Klan News