Milani rikthehet në Europa League. CAS i Lozanës i ka dhënë të drejtë klubit kuqezi, duke anulluar vendimin e UEFA-s, që skualifikoi Milanin me 1 vit nga kompeticionet europiane.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës ka shtyrë vendimin e UEFA-s dhe të paktën gjatë këtij sezoni Milani do të ketë mundësi të luajë në grupet e Europa League. Në vendim thuhet se masa ndaj skuadrës italiane për përjashtim nga kompeticioni ishte e tepërt.

Dalja nga skena e kinezit Li, që ishte president i Milanit, për bilance të falsifikuara, rezultoi vendimtare për arbitrazhin sportiv. Plani i fondit amerikan “Elliot” për stabilizimin e financave bindi gjykatën. Kuqezinjtë u renditën në vendin e 6 të Serisë A sezonin e fundit.

Pas këtij vendimi të CAS, Atalanta do të marrë pjesë në turin e dytë kualifikues të Europa League, ku do të sfidojë boshnjakët e Sarajevos. Penalizohet Fiorentina që do të zëvendësonte Milanin në këtë edicion të Europa League.

Tv Klan