Milan ruan zonën Champions

Milan ruan zonën Champions

11:11 14/04/2019

Një penallti e dyshimtë e akorduar 10 minuta para fundit i dha fitoren Milanit ndaj Lazios në San Siro. Durmishi goditi me trup Musachion dhe Kessie e ktheu në gol mundësinë e dhënë. Përballja mes dy skuadrave kishte shumë ritëm me raste nga të dyja anët me Immobile për Lazio dhe Piatek për Milanin, por të pafatë për të shënuar.

Pas përfundimit pati tensione mes lojtarëve të të dy skuadrave. Milan rikthehet në pozicionet për pjesëmarrje në Champions League, por rrezikohet nga Roma që nuk është dorëzuar ende.

Kryeqytetasit fituan 1-0 ndaj Udinese. Ndërsa Lazio duket se doli përfundimisht nga gara për vendin e 4. Më herët Juventus humbi 2-1 ndaj SPAL. Torinezët duket se shtynë festën e tyre të titullit për ta siguruar trofeun në shtëpi.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT