Milani është skuadra e parë finaliste e Kupës së Italisë. Djalli fitoi derbin e Madoninës ku Interi ishte ekip pritës, me rezultatin e thellë 0 me 3.

Dy gola nga Joviç dhe rrjeta e Reijnders i garantuan kuqezinjve fitoren e madhe dhe kualifikimin, pasi sfida e parë gjysmëfinale ishte mbyllur në barazim.

Milani mbeti i pamposhtur në pesë ndeshje të këtij sezoni me Interin dhe i ndërpret ëndrrën zikaltërve për tripletën e trofeve.

Finalistja tjetër e Kupës vendoset këtë të enjte, me Bolonjën që është në avantazh 3 me 0 përballë Empolit.

Tv Klan