Me arritjen e vendit të 4 në renditje, pas fitores me Genoan, Milan po ndjehet si në shtëpi në zonën që i siguron Champions League. Mbajtja e pozicioneve të larta në klasifikim do t’i mundësonte kuqezinjtë të luanin në sezonin e ardhshëm në këtë garë të preferuar për ta.

Drejtuesit e klubit kanë besim se me lojtarët në dispozicion mund t’ia arrijnë. 3 pikët që iu duheshin për të arritur në këtë vendosje, u siguruan një natë më parë nga goli in-extremis i Romagnoli.

“Do të jetë një sezon i vështirë”,

tha për gazetarët drejtori tekniko-sportiv Leonardo, i cili rikonfirmoi qëllimin e klubit për të mbajtur në postin e tij Gennaro Gattuso.

Nuk mund të përgënjeshtrojmë gjithnjë zërat mbi Gattuson. Sot ai është trajner i Milanit dhe ne duam që të qëndrojë, të fitojë ndeshjet dhe skuadra të përmirësohet. Ky është objektivi”,

shtoi Leonardo.

Ai tha se posti i tij nuk është vënë në dyshim asnjëherë nga pjesëtarë apo drejtues të klubit. Ai ka shprehur edhe mbështetjen e tij personale për teknikun, duke thënë se do të ishte shumë bukur që të arrinin të kishin rezultate në bashkëpunimin e tyre.

Tv Klan