Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhemb në kampin e Milanit. Kuqezinjtë u larguan nga kompeticioni me një paraqitje për t’u harruar, diçka që nuk e ndihmoi për të qenë as në raundin e 16 skuadrave më të mira të Europës.

Një tur që e ka shijuar vetëm një herë në 4 sezonet e fundit, ku arriti në gjysmëfinale për tu mposhtur më pas nga Interi.

Por ajo që lë ndoshta sidomos për presidentët është plaga në aspektin financiar. Klubi italian ka humbur rreth 56 milionë Euro vetëm nga bonuset e UEFA-s në harkun kohor të sezoneve 2022-2025.

Hendek tepër i madh, pasi fushata në Ligën e Kampionëve ishte më e gjatë në këtë edicion dhe kjo mund të shfrytëzohej më mirë nga ana e skuadrës italiane.

Episodi i Theo Hernandez po ndjehet jo pak, pasi tashmë francezi është vënë në qendër të diskutimeve edhe për një largim të mundshëm. Kontrata që skadon në Qershorin e vitit 2026 e shtyn akoma dhe më shumë për ta nxjerr në merkato.

Në rast se shitja ndodh në merkaton e ardhshme të verës, atëherë kursimi total do të kapte vlerën e 8.1 milionë Eurove gjithmonë duke llogaritur pagën e futbollistit, që varion në rreth 5.7 milionë Euro në sezon.

Klan News