Mesfushori i Shqipërisë pëlqehet edhe nga Interi, por kuqezinjtë kanë kontaktuar me familjen e 20- vjeçarit

Ka një derbi midis Interit dhe Milanit për talentin kuqezi Kristjan Asllani.

Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili është pjesë e Empolit, pëlqehet së tepërmi nga zikaltrit dhe kuqezinjtë, të cilët do të luftojnë në merkaton e verës për ta blerë atë. Në garë është edhe Napoli.

Por sipas mediave italiane, në avantazh për shërbimet e 20-vjeçarit është “Djalli”. Drejtori teknik Paolo Maldini ka biseduar me familjarët e Asllanit, ku u ka treguar atyre synimin për ta blerë mesfushorin.

Milani është gati që edhe të përmbushë dëshirën e skuadrës toskane, që ta lëjë të huazuar edhe për një tjetër sezon Asllanin.

Presidenti i Empolit Fabrizio Corsi tha se kuqezinjtë janë të avantazhuar në bisedimet për blerjen e 20- vjeçarit, por synimi është që të mos ta largojnë atë për sezonin 2022-2023. E te Milani janë të gatshëm që të presin për shqiptarin.

Mesfushori i Shqipërisë i rritur tek akademia e Empolit në këtë sezon ka luajtur 22 takime në Serie A dhe ka shënuar 1 gol e ka dhënë 1 asist.

Klan News