Napoli barazon me Veronën dhe do të marrë pjesë në Ligën e Evropës, trajneri Gattuso largohet

Milani dhe Juventusi do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Napoli duhet që të kënaqet me Ligën e Evropës, pasi në takimin e fundit të kampionatit mori një barazim të hidhur ndaj Veronës që e nxori jashtë kompeticionit më të rëndësishëm të kontinentit.

“Të kaltrit” ishin larg paraqitjes së zakonshme. Ndoshta në fushë u ndie presioni për futbollistët.

Rrahmani kaloi vendasit në avantazh në minutën e 61, por gëzimi zgjati vetëm 8 minuta pasi Faraoni barazoi.

Në fund të takimit, me Tuiter Presidenti De Laurentis njoftoi se trajneri Gatuzo do të largohet nga ekipi.

“Djalli” rikthehet në Champions pas shtatë vitesh, duke e përmbushur kështu misionin.

Kuqezinjtë morën një fitore vendimtare ndaj Atalantës me rezultatin 2-0.

Autor i suksesit ishte Kessie që realizoi dygolësh me penallti.

Humbja ishte e hidhur për “Dean”, që zbriti në vend të tretë në renditje.

“Zonja e Vjetër” edhe pa Cristiano Ronaldon mori një fitore me mjaft vlerë në tranfertë kundër Bolonjës. Bardhezinjtë nuk e patën të vështirë suksesin.

Pas 6 minutash ata thyen mbrojtjen vendase me anë të Kiezës. Morata shënoi dy golësh, ndërsa një rrjetë tjetër u shënua nga Rabiot.

Golin e nderit për Bolonjën e realizoi Orsolini 5 minuta nga fundi i lojës.

Sasuolo fitoi me Lacion, por gëzsimi ishte i hidhur. Barazimi i Romës bëri që ata të zbriznin në vend të 8, duke humbur një vend në Ligën e Konferencës. Ndërsa bardhekaltrit e kishin siguruar një vend në Ligën e Evropës.

Klan News