Paulo Fonseca u shkarkua nga Milani në fund të vitit të kaluar, për mungesë rezultatesh. Megjithatë, portugezi qëndroi shumë pak pushim, duke u rikthyer në stol pas 1 muaji.
Fonseca mori drejtimin e Lyon në Francë në muajin Janar dhe në 11 ndeshjet e para, numëron 8 fitore. Ecuri e shkëlqyer nga luzitani, që është futur në historinë e klubit francez.
Ai bëhet trajneri i tretë me ecurinë më të mirë në stolin e Lyon pas 11 ndeshjeve të para, ndërsa më mirë kanë bërë vetëm Domenech në 1988 dhe Houllier në 2005.
Fonseca e mori Lyonin në vendin e gjashtë, ndërsa tani renditen në vendin e katërt me 2 pikë larg nga vendi i dytë.
Ndoshta te Milani mund të jetë bërë pishman për largimin e tij dhe emërimin e Sergio Conceicao, i cili e ka nxjerrë ekipin nga të gjitha objektivat, përveç Kupës. /tvklan.al