Kuqezinjtë po mendojnë të shesin francezin, pëlqehet De Gregori i Monza

Milan është gati që të shesë portierin Majk Manjo dhe zëvendësuesin e ka gjetur. Ai është portieri i Monzës, Mikele de Gregorio.

Drejtuesit kuqezinj dhe përfaqësuesit e francezit janë duke negociuar për rinovimin e kontratës. Por Manjo e ka bërë të qartë se ai nuk do të firmosë kontratën e re nëse nuk i ofrohen 6 mln Euro në sezon.

Nisur nga kjo në tavolinë është edhe opsioni i shitjes. Te “Djalli” nuk do t’i thoshin jo një oferte prej 80 mln Eurosh për kartonin e 28-vjeçarit.

Të ardhurat, kuqezinjve do t’i përdornin për blerje të reja, për të afruar një sulmues dhe një mbrojtës.

Milan ka vetëm dy lojtarë të paprekshëm, Leao dhe Theo Hernandez, të cilët gjithashtu mund t’i sakrifikonte nëse për secilin nga ata vinte një ofertë e parefuzueshme. Te “Djalli” e vlerësojnë De Gregorion.

Monza e le të lirë për të paktën 20 milionë Euro, ndërsa interes ka edhe nga Interi e Juventusi për shërbimet e tij.

Por kuqezinjtë janë një hap përpara, nisur nga marrëdhëniet e mira me shefin ekzekutiv Adriano Galiani.

Klan News