Te Milani do t’i besojnë Stefano Piolit deri në fund të sezonit. Nëse tekniku italian nuk siguron të paktën pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, atëherë ai do t’i thotë lamtumirë kuqezinjve, raporton “Sportmediaset”. Ai që do ta shpëtonte, është vetëm titulli kampion.  Aktualisht, “Djalli” gjendet në vend të tretë në renditje, në kuotën e 39 pikëve, 9 më pak se sa Interi kryesues.

Rezultatet negative kanë ardhur edhe si pasojë e dëmtimeve të futbollistëve.

Zlatan Ibrahimovic që po punon si këshilltar i presidentir Gerry Cardinale, e vlerëson së tepërmi Konten dhe mendon se ai mund t’i sjellë sërish trofetë kuqezinjve.

Drejtuesit kanë vendosur që investimet serioze në merkato t’i bëjnë në verë, atëherë kur do të qartësohet çështja e teknikut, për ta mbështetur atë në realizimin e projektit.

Përveç teknikut salerntian, në listë janë edhe ai i Bolonjës, Thiago Motta si edhe Roberto De Zerbi i Brighton.

Klan News