Humbja në finalen e Kupës së Italisë, vulosi sezonin e dështuar të Milanit, që sheh një tjetër objektiv të paarritshëm.

Në këtë situatë, drejtuesit kanë nisur nga puna, për ndryshime në verë dhe ndërtimin e një skuadre kompetitive.

Ndryshimi i parë od të jetë në stol. Trajneri aktual Sergio Conceicao do të largohet pas dy ndeshjeve të fundit në kampionat.

Te Milani po studiojnë disa alternativa për stolin dhe diçka është e sigurt, trajneri do të jetë italian. Prej kohësh përfliten emra si Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri, por nuk po studiohen vetëm ata.

Një emër që ngjall interes është edhe Maurizio Sarri, apo edhe Vincenzo Italiano, me këtë të fundit që mposhti Milanin në finalen e Kupës së Italisë me Bolognan.

Gasperini është një tjetër emër që ndiqet me kujdes, por Atalanta po përpiqet ta bindë që të qëndrojë. Emri tjetër në listë është Roberto De Zerbi, i cili njihet edhe si tifoz i kuqezinjve.

/tvklan.al