Milani fitoi sërish me përmbysje, këtë herë kundër Genoa-s, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në kupat e Europës gjatë sezonit të ardhshëm.
Kuqezinjtë morën tri pikë të rëndësishme, pavarësisht vështirësive nga reshjet e shiut, por edhe sepse e panë veten në disavantazh pas një ore lojë me golin e Vitinha.
Leao i aktivizuar nga stoli riktheu barazpeshën për kuqezinjtë, ndërsa më pas ai ishte protagonist absolut në suksesin e Milanit, duke nisur aksionin që përfundoi me autogolin e Frendrup.
Kjo ishte fitorja e tretë me radhë për Djallin, seria më e gjatë pozitive me trajnerin Sergio Conceicao në stol.
I vetmi moment negative ishte kartoni i verdhë i Leao-s në minutat e fundit, i cili e detyron portugezin të mungojë në ndeshjen e së premtes kundër Bologna-s në kampionat.
Milani mbetet matematikisht në garën për një biletë europiane, edhe pse ka një shans nga Kupa e Italisë, ku do të luajë në finale përsëri kundër Bologna-s më 14 maj.
Tv Klan