Kuqezinjtë forcojnë pozitat për kupat e Europës

Milani ka fituar me përmbysje derbin e Italisë duke mposhtur Juventusin në “San Siro” me rezultatin 4 me 2. Pjesa e parë ka përfunduar me rrjetat e paprekura, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë, Juventus ka mundur të shënojë dy herë me Rabiot dhe Higuain duke shokuar Milanin.

Por milanistët nuk u dorëzuan dhe arritën të shënojnë 3 herë brenda 6 minutash me Ibrahimoviç, Kessie dhe Leao, ndërsa në fund shënoi edhe Rebic.

Me këtë fitore, Milani futet në zonën e kupave të Europës, ndërsa Juventus shtyn edhe më shumë festën e shpalljes kampion i Italisë.

Tv Klan