Mediat aludojnë për lidhje me një femër

Nuk zgjati as 8 muaj dhe Miley Cyrus vendosi t’i japë fund martesës së saj me Liam Hemsworth.

Ndonëse bashkë prej rreth 10 vitesh, lidhja e tyre është komentuar vazhdimisht si problematike por vetëm ditën e djeshme këngëtarja e bëri publike ndarjen.

E teksa fillimisht mediat shkruajtën se arsyeja ishte për shkak të mosmarrëveshjes për të pasur fëmijë, spekulimi i radhës është se Miley ka nisur një lidhje me një femër.

Madje, menjëherë pas lajmit për ndarje nga Hemsworth, ajo u nis për pushime me blogeren Kaitlynn Carter, me të cilën thuhet se ka nisur një romancë.

Ajo çfarë i përforcon pretendimet janë fotot e publikuara nga revista “People”, ku 26-vjeçarja shfaqet duke u puthur me shoqen e saj.

Tv Klan