Miley Cyrus përfundon në spital

Miley Cyrus përfundon në spital

11:36 10/10/2019

Miley Cyrus së fundmi ka ndarë me fansat një foto nga ambientet e një spitali. Kaq mjaftoi dhe një numër i madh komentesh filluan të adresoheshin në drejtim të saj. 

Këngëtarja më pas sqaroi se ajo u kurua nga bajamet, por tani është rikuperuar dhe gëzon një shëndet të mirë. Pak orë më vonë, postoi edhe një tjetër foto ku shihet në shoqërinë e të dashurit të saj më të ri, Cody Simpson.

Cyrus sqaroi se ai i ka qëndruar pranë gjatë periudhës së vështirë shëndetësore. Madje në videon e publikuar ai shihet teksa i këndon asaj me kitarë, një këngë që ai e ka shkruar veç për të. /tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori