Këngëtarja Miley Cyrus ka publikuar së fundmi një video 10 minutëshe, e cila përmbledh 10 vitet e fundit.

Video është publikuar në kanalin zyrtar YouTube me titullin “10 vite në 10 minuta”. Aty Cyrus shfaq paraqitjet e saj në filma, shfaqjet televizive, por edhe koncertet.

View this post on Instagram

Decade Round Up!

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

Miley nuk ka harruar që të përfshijë në video edhe ish-partnerin e saj Liam Hemsworth. Ajo ka shkëputut momente nga filmi i tyre i parë ”Last Song”, ku ata u njohën dhe u dashuruan.

Më pas propozimi për martesë dhe në fund edhe ndarja. “Video e dekadës” siç vetë këngëtarja e ka quajtur, tregon mjaft mirë rrugëtimin e saj përgjatë 10 viteve, duke lënë të nënkuptohet se epoka e re sapo ka nisur. /tvklan.al