Dy vajzat konfirmojnë marrëdhënien romantike

Një foto e publikuar në Instagram ngriti një stuhi të madhe dyshimesh. Tani mediat flasin se Miley Cyrus ka një marrëdhënie më shumë se miqësore me Kaitlynn Carter.

Foton në Instagram nga pushimet e këtyre ditëve në liqenit Komos në Itali ku të dyja shfaqen në një Jaht e publikoi vetë blogerja e famshme e modës Carter. Po ashtu revista prestigjoze “People” citon njerëz të afërt me Cyrus, që e konfirmojnë marrëdhënien romantike të të njëjtës gjini. “Ato po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë bashkë, jo vetëm gjatë pushimeve në Komo por edhe pas kthimit në Los Anxheles” – shkruan revista. Madje madje në pushime me to ka shkuar edhe nëna e këngëtares 26 vjeçare.

Ndikim në këtë lidhje mund të kenë pasur edhe përjetimet e ngjashme pas ndarjes nga bashkëshortët e tyre.

Burimet e revistës “People” konfirmojnë se Miley Cyrus është ndarë nga aktori australian Liam Hemsworth. Po ashtu edhe blogerja 30-vjeçare Kaitlynn pranoi më herët gjatë këtij muaji divorcin me yllin e serialit The Hills, Brodi Xhener.

Tv Klan