Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja Miley Cyrus rrëfeu mjaft detaje interesante rreth jetës së saj private dhe profesionale. Miley u shpreh se nuk ishte më vegane dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë e mbingarkuar me punë.

Si rrallëherë Miley foli edhe për divorcin nga Liam Hemsworth.

“Kohët e fundit sapo kalova një divorc shumë publik që ta “shpif”. Ajo që ta shpif nuk është fakti që unë dhe dikush që unë e doja kuptuam se nuk e donim njëri-tjetrin ashtu si dikur. Unë mund ta pranoj këtë gjë. Unë nuk mund ta pranoj gjithë ato histori që u krijuan. Njerëzit nuk e dinë se çfarë na çoi deri aty”.

Miley më tej shtoi se kur ka mbaruar një marrëdhënie, ajo nuk shikon prapa. Ndonjëherë kjo e bën atë të duket si një person që është e ftohtë dhe jo e mirë.

 “Unë jam me të vërtetë në shumë gjëra e çuditshme. Kur lidhja përfundon, përfundon, ti ke vdekur për mua dhe unë vazhdoj tutje”.

Sa i përket jetës së saj sentimentale tani, këngëtarja shprehet se ka mësuar shumë nga marrëdhënia e saj me Liam dhe nuk do bëjë më ato gabime.

“Është më mirë ta dish e dini se çfarë do sepse thjesht nuk jam e interesuar të harxhoj edhe 10 vjet të tjera, siç bëra me dashurinë time të parë”./tvklan.al