Miliarderët kanë qenë të vetmit që janë pasuruar gjatë pandemisë. Më të pasurit në botë panë miliardat e tyre të rriten 27.5% nga Prilli në Korrik të këtij viti.

Ky është përfundimi i raportit nga banka zvicerane UBS. Sipas raportit bëhet me dije se miliarderët kishin bërë “jashtëzakonisht mirë” gjatë krizës së Covid.

Fituesit më të mëdhenj këtë vit kanë qenë industrialistët, pasuria e të cilëve u shtua në vlera marramendëse për 3 muaj.  Miliarderët e teknologjisë gjithashtu kanë pasur një periudhë të mirë gjatë pandemisë, pasi kërkesa për mallrat dhe shërbimet e tyre ka qenë shumë e madhe.

Nga ana tjetër dhe biznesmenët e shëndetit patën fitime, sidomos prodhuesit e ilaçeve dhe ata të prdhimit të pajisjeve mjeksore.

Shefi i Amazon Jeff Bezos dhe themeluesi i Tesla Elon Musk, janë dy miltimiliarderët që kanë arritur fitime më të mëdha gjatë pandemisë, ku vlera e aksioneve të kompanive të tyre është rritur shumë./tvklan.al