Realizon ëndrrën pas 20 vitesh, shfaq koleksionin e artit bashkëkohor

Rihapja e muzeve të Parisit këtë javë do t’i përmbushë ëndrren 20-vjeçare miliarderit Francois Pinault të shfaqë koleksionin e tij të gjerë të artit bashkëkohor në kryeqytetin francez.

Plani fillestar i tij ishte të ndërtonte një strukturë masive prej betoni dhe qelqi në lumin Seine, por kjo ligjërisht ishte e pamundur ndaj manjati e zhvendosi koleksionin ne Venecia.

200 punimet e ekspozuara të Pinault Collection për hapjen paraqesin artistë që nuk kanë pasur asnjëherë kufizime në Francë, siç është Kerry James Marshall, i njohur për pikturat e tij me figura të zeza dhe eksplorimet e historisë afro-amerikane.

Bourse de Commerce do të mirëpresë 600-700 vizitorë në ditë, një konsum i reduktuar krahasuar me kapacitetin e tij 1,700 vizitorësh në ditë. Në botën plot art të Parisit, dikur të dominuar nga institucionet publike, muzetë privatë tashmë duket se po ofrojnë një perspektivë të re, tha drejtori menaxhues i muzeut Martin Bethenod.

I vendosur në një sallë rrethore pjesa e jashtme e muzeut është restauruar, ndërsa brenda bashkëjetojnë e vjetra dhe e reja. Një vendkalim çimentoje i projektuar nga arkitekti japonez Tadao Ando u jep vizitorëve një pamje më të afërt të kupolës. Tranformimi godinës i cili më parë ka qenë fabrikë makinash ka kushtuar 140 milionë euro.

Klan News