Miliarderi humb 3 fëmijët në sulmet e së dielës – TV KLAN

Miliarderi humb 3 fëmijët në sulmet e së dielës

Bosi i ASOS ndodhej në Sri Lanka me pushime sëbashku me familjen

3 nga 4 fëmijët e miliarderit danez Anders Holch Povlsen humbën jetën në sulmet me bombë në Sri Lanka. Familja ndodhej në këtë shtet me pushime për Pashkë. Emra e fëmijëve të cilët mbetën të vrarë nuk janë bërë publikë.

Holch Povlsen është pronar i linjës ndërkombëtare së veshjeve Bestseller, si dhe një prej aksionerëve më të mëdhenj të gjigandit të veshjeve ASOS. Povlsen është gjithashtu pronar i disa pronave në Mbretërinë e Bashkuar.

“Fatkeqësisht, mund të konfirmojmë se raportimet janë të vërteta“, tha një zëdhënës i miliarderit, duke iu përgjigjur interesit të BBC. “Ju kërkojmë që të respektoni privatësinë e familjes, nuk kemi komente të mëtejshme”.

Numri i të vrarëve nga sulmet në Sri Lanka aktualisht ka shkuar në 290, ndërsa të plagosurit janë rreth 500. Të paktën 8 shpërthime goditën vendin të dielën. Në qendër të sulmeve ishin kisha dhe hotele luksoze. 24 është numri i të arrestuarve, megjithatë asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmet.

Pjesa më e madhe e të vrarëve janë shtetas nga Sri Lanka, shumë prej të cilëve të krishterë që u vranë gjatë kohës që ndodheshin në kishë për Pashkë. Autoritetet besojnë se në mesin e të vrarëve 36 janë shtetas të huaj, megjithatë pjesa më e madhe e viktimave nuk janë identifikuar ende./tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*