Të paktën 400 nxënës me ngjyrë të kolegjit Morehouse në Atlanta të shtetit Xhorxhia kanë marrë dhuratën e ëndrrave. Një prej personave më të pasur në Amerikë, Robert Smith vendosi t’u paguajë studentëve kredinë që kishin marrë për universitetin, një shumë që kap vlerën e 40 milionë dollarëve.

Gjatë ceremonisë së diplomimit, miliarderi dha lajmin që gëzoi jo vetëm të rinjtë, por dhe familjet e tyre, të cilët tashmë nuk do të kenë më borxhe për të paguar. Të vetmen gjë që Robert kërkoi në këmbim nga të sapodiplomuarit ishte që këtë veprim që ai bëri për ta, të rinjtë t’ia kthejnë brezave që do të vijnë.

Morehouse historikisht ka qenë kolegj i studentëve afrikano-amerikanë. Në të janë diplomuar ikona si Martin Luter King, regjisori i njohur, fituesi i çmimeve Oscar, Spike Lee dhe aktori i njohur Samuel L. Jackson. Filantropi Robert Smith është njëriu me ngjyrë më i pasur dhe pasuria e tij kap vlerën e miliarda dollarëve.

Klan Plus