Miliarderja më e re në botë pozon për “PlayBoy”

Miliarderja më e re në botë pozon për “PlayBoy”

11:44 11/09/2019

Miliona pëlqime për foton e publikuar në rrjetet sociale

Ylli i “reality show” dhe miliarderja Kylie Jenner ka zbuluar për ndjekësit e saj në rrjetet sociale foton e shkrepur për kopertinën e “PlayBoy”, më shumë se një dekadë pasi motra e saj, Kim Kardashian, pozoi për të njëjtën revistë.

Jenner, e cila ka arritur një pasuri prej më shumë se 1 miliardë dollarësh pas suksesit të “Kylie Cosmetics” ndau foton me 146 milionë ndjekësit e saj në Instagram të martën.

View this post on Instagram

When Houston meets LA .. 💛 @playboy #ComingSoon

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on

Kur Houston takon Los Angeles”, shkroi Jenner, duke shtuar se fotoja do të publikohet së shpejti në “PlayBoy”

Në foto, përkrah Jenner, e cila shfaqet nudo me vetëm një kapele cowboy, pozoi edhe i dashuri i saj, reperi Travis Scott. Në më pak se 20 orë, fotoja mori më shumë se 12 milionë pëlqime.

Në moshën 21-vjeçare, Jenner u shpall si miliarderja më re në botë nga “Forbes”. Ajo arriti pasurinë prej 1 miliardë dollarësh në një moshë më të re edhe se themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg. /tvklan.al

Të ngjashme