Cavani merr ofertë nga Roma

Arkadiusz Milik mund të luajë për Atletico Madrid sezonin e ardhshëm. Sulmuesi polak preferohet nga trajneri Diego Simeone dhe drejtuesit e klubit spanjoll janë gati të paguajnë 40-50 milionë euro për ta marrë nga Napoli. Për të bindur Milik do të jetë një kontratë prej 5 milionë euro në sezon, dyfishi i pagës aktuale.

Marrëveshja e tij me Napoli është e vlefshme edhe për 1 sezon. Ndërsa në Serie A po projektohet një rikthim. Edinson Cavani ka marrë një ofertë nga Roma. Kontratë 3-vjeçare për sulmuesin nga Uruguaji dhe të bëhet më i paguari në ekip, ku për momentin është Edin Dzeko me 5 milionë euro në sezon.

Cavani i cili i ka mbushur 33 vjeç është një lojtar i lirë, pasi marrëveshja me Paris Saint Germain përfundon më 30 Qershor. Interes për të ka shfaqur edhe Inter.

Tv Klan