Humbja me Partizanin në shtëpi duhet harruar sa më shpejt, por jo gabimet e bëra. Trajneri i Kukësit beson se do të ketë reagim që në takimin me Laçin këtë fundjavë.

Mladen Milinkovic:

“Unë nuk e kam humbur besimin te lojtarët, nëse nuk do të kisha besim do t’ia thoja presidentit dhe do të largohesha. Në dy ndeshjet e radhës të marrim 6 pikë jemi brenda objektivave”.

Trajneri Milinkovic ka besimin e drejtuesve që të vijojë punën, por nuk munguan masat ndaj lojtarëve. Hair Zeqiri u largua përfundimisht nga ekipi, ndërsa pati penalitete për të tjerët. Kampionët në fuqi kanë marrë vetëm 3 pikë në 4 ndeshjet e fundit në kampionat. Kukësi ndodhet në vendin e tretë me 8 pikë më pak se Skënderbeu kryesues, kundërshtari në javën e 13 të Superligës.

Tv Klan